“Ata të VV u bënë kingja, u urtësuan” – Gani Geci tregon se a kishte përplasje me burrin e Albulena Haxhiut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ata të VV u bënë kingja, u urtësuan” – Gani Geci tregon se a kishte përplasje me burrin e Albulena Haxhiut

    Insajderi
    03 March 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës ka pasur raportime se Gani Geci i LDK-së ka pasur përplasje me Alban Krasniqin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Këtë e ka mohuar Gani Geci në një lidhje telefonike në “Pressing” të T7, të hënën.

    Ai ka thënë se nuk ka pasur diçka të tillë, pos që ka thënë se zyrtarët e LVV kanë bërë presion ndaj vëzhguesve të LDK-së.

    “Është lajm i pavëërtetë. Ata u urtun, u bën kingja. Ata ishin kë duke iu bërë presion vëzhguesve LDK-së, numëruesve. Ka qenë krejt normal, asgjë s’ka pas”.

    “Unë kam hyrë si vëzhgues i LDK-së me bexh”, ka thënë Geci kur u pyet se në çfarë cilësi ka hyrë në Qendrën e Numërimit të Votave.

    Ai zyrtarët e VV-së në KQZ i ka cilësuar si “rrenca”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark