Rikthehet Liga e Kampionëve, spikat përballja Real-Atletico - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Liga e Kampionëve, spikat përballja Real-Atletico

    Insajderi
    04 March 2025 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me katër ndeshjet e para të 1/8 së finales.

    Elita e futbollit evropian, tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

    Real Madrid-Atletico Madrid është padyshim kryendeshja e sfidave të sotme në garën më të madhe evropiane.

    Derbi madrilen si gjithnjë parashikohet të sjellë një ndeshje të fortë dhe dramatike për 90-të minuta.

    PSV Eindhoven-Arsenal është një tjetër ndeshje joshëse që do të luhet sonte, derisa Borussia Dortmund para tifozëve të saj sfidon Lillën e Edon Zhegrovës, kurse, dueli Club Brugge-Aston Villa, është sfida e parë e ndeshjeve të sontme që nis në orën 18:45.

    Sonte takohen:

    18:45, Club Brugge-Aston Villa

    21:00, Borussia Dortmund-Lille

    21:00, PSV-Arsenal

    21:00, Real Madrid-Atletico Madrid 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark