Pasi shpërfilli urdhrin e gjykatës, Kurti nga Gjilani: E pres prokurorinë në zyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi shpërfilli urdhrin e gjykatës, Kurti nga Gjilani: E pres prokurorinë në zyre

    Insajderi
    04 March 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani është pyetur se pse nuk ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale.

    Pasi përsëriti ato që ka shkruar në letrën drejtuar Gjykatës, Kurti akuzoi Prokurorinë se më shumë është e interesuar “të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”.

    Ai pos tjerash u shpreh se nuk po refuzon të intervistohet, por kërkon të i shkojnë në zyre.

    “Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”.

    “Së pari asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi ose nëse e refuzoj, kam thënë që jam jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmoj. Unë i mirëpres prokurorinë e shteti në Zyrën e Kryeministrit. Jo vetëm si dëshmitar apo edhe të pandehur. Qysh në dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasë shumë të rëndësishme dëshminë time ai do të vinte tek ne”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark