Kurti s'iu shkoi sot për intervistim - Prokuroria Speciale njofton se si do të veprojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti s’iu shkoi sot për intervistim – Prokuroria Speciale njofton se si do të veprojë

    Insajderi
    04 March 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar edhe sot të paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore, duke shpërfillur urdhrin e gjykatës për paraqitje.

    Në një deklaratë për media, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj këtij veprimi dhe ka sqaruar se çfarë do të ndodhë më tutje.

    “Pas interesimit të gazetarëve, Prokuroria ka njoftuar se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij, pavarësisht urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që e detyronte të paraqitej më datë 04.03.2025, në ora 10:00”.

    Prokuroria ka potencuar se, siç është rasti me çdo hetim tjetër, do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar respektimin e ligjit./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark