Kurti kur pyetet për Limajn: Nuk ka ndryshuar situata për të ndryshuar qëndrimet ndaj kundërshtarëve tanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kur pyetet për Limajn: Nuk ka ndryshuar situata për të ndryshuar qëndrimet ndaj kundërshtarëve tanë

    Insajderi
    04 March 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrit Albin Kurti është pyetur nga gazetarët për deklaratën e Fatmir Limajt, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit për formim të qeverisë.

    Kurti para mediave u shpreh se Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re, teksa shtoi se janë në pritje të rezultateve.

    Pos tjerash, ai u shpreh se nuk ka ndryshim të situatës që të ndryshojë qëndrimi i tyre sa i përket kundërshtarëve.

    “Së pari, ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë rrugën përpara, mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë, por ne kemi dal fitimtarë dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, ka deklaruar ai.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark