Ukraina e tronditur pas pezullimit të ndihmës amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina e tronditur pas pezullimit të ndihmës amerikane

    Insajderi
    04 March 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kievi është tronditur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

    Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, deklaroi se vendimi i administratës Trump i ngjan Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938, kur Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia arritën një marrëveshje që lejonte Gjermaninë naziste të aneksonte Sudetenlandin, atëherë pjesë e Çekosllovakisë perëndimore.

    “Të ndalosh ndihmën do të thotë të ndihmosh Putinin. Kjo është më e keqe se Mynihu, sepse të paktën atje nuk u përpoqën ta përshkruanin Çekosllovakinë si agresore”, citohet të ketë thënë ai për median e huaj.

    ”Ukraina mund të mbijetojë për rreth gjashtë muaj, pasi Donald Trump pezulloi ndihmën ushtarake ukrainase dhe po punohet për të gjetur alternativa për prokurimin e armëve të rëndësishme”, deklaroi nga ana e tij deputeti ukrainas, Fedor Venislavsky, pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Mbrojtjen dhe Shërbimin Sekret të parlamentit ukrainas, Rada Verkhovna.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark