Mungoi Messi, klubi do t’i dëmshpërblejë tifozët për biletat - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mungoi Messi, klubi do t’i dëmshpërblejë tifozët për biletat

    Insajderi
    04 March 2025 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur Lionel Messi i vë në vështirësi kundërshtarët edhe jashtë fushës së blertë…

    Ndodhi mbrëmë, në stadiumin “Shell Energy” të Houston Dynamo, ku ishte bërë gjithçka gati për ndeshjen kundër Inter Miamit dhe 22 mijë tifozë në bankinë kanë mbetur të dëshpëruar me lajmin që ylli argjentinas nuk do të ishte pjesë e këtij takimi.

    Një zhgënjim legjitim për rritjen e çmimit të biletave për prezencën e tetë herë fituesit të Topit të Artë, i cili megjithatë qëndroi në Florida me familjen.

    E klubi amerikan, Houston Dynamo ua premtoi tifozëve të tij një biletë gratis për ndeshjen e ardhshme në shtëpi si një lloj kompensimi apo dëmshpërblimi.

    Nuk është hera e parë që klubet e ligës MLS detyrohen të bëjnë rimbursime për shkak të mungesës së Messit, arritja e së cilit e ka katalizuar një vëmendje të madhe dhe prezenca e tij në stadiumet e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mjaft e rëndësishme për tifozët, madje më e rëndësishme se e vetë ekipit mysafir.

    Në maj të vitit 2024, mungesa e papritur e Leo Messit e detyroi klubin Vancouver Whitecaps që të ofronte zbritje enorme të ushqimit dhe të pijeve për tifozët dhe më pas, duke i parë pakënaqësitë e tifozëve, klubi u detyrua që t’ju ofronte atyre bileta për një tjetër ndeshje në sezonin e rregullt.

    Ndër të tjera, disa bileta janë shitur për shumën që sillej prej 300 deri në 600 dollarë.

    “Messi-mania” është destinuar të vazhdojë deri kur “Pleshti” të vazhdojë të dhurojë magji në fushën e blertë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark