
Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, ka reaguar pas raportimeve se e kanë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këto raportime.
“Nuk kam asnjë njoftim lidhur me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale. Unë jam Kryeshef Ekzekutiv i NP Termokos dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e komunës Përparim Rama dhe me aksionarët e ndërmarrjes po punojmë që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim”, ka thënë Osmani.
Ai po ashtu tha se: “Partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd”.