Kurti bëhet lajm në mediat botërore pasi refuzoi të dëshmonte në Prokurori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bëhet lajm në mediat botërore pasi refuzoi të dëshmonte në Prokurori

    Insajderi
    04 March 2025 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar sërish të dëshmojë në Zyrën e Prokurorit Special, i ftuar si dëshmitar për një rast të dyshuar korrupsioni me rezervat shtetërore.

    Ky veprim i tij, jo vetëm që ka bërë bujë në vend, por është trajtuar si çështje edhe në mediat ndërkombëtare.

    Është agjencia e lajmeve Associated Press ajo që ka raportuar për këtë refuzim, duke e sqaruar në pika të shkurta rastin.

    “Kurti, i cili fillimisht u ftua në dhjetor dhe refuzoi, ka kërkuar që dëshminë ta japë në zyrën e tij. Ai nuk është i akuzuar në këtë rast, por zyrtarë tjerë po. Pak detaje janë bërë publike”, ka raportuar AP.

    Agjencia më tej e citon Kurtin të ketë thënë se kërkesën e prokurorisë e konsideron si të motivuar politikisht.

    “Po e përdorë dhe keqpërdorë lirinë e saj për të luftuar qeverinë, jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, u ka thënë Kurti gazetarëve, sipas AP.

    Veç AP-së, për këtë rast kanë raportuar edhe shumë media tjera, si: “The Washington Post”, “The Independent”, “The Hamilton Spectator”, “Times Union”, “Yahoo News”, e shumë të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark