Lajmërohet “zëri i popullit”, Dimal Basha thotë se i biri i heroit është “përfshirë në skema të pista” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet “zëri i popullit”, Dimal Basha thotë se i biri i heroit është “përfshirë në skema të pista”

    Insajderi
    04 March 2025 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dimal Basha është bërë pjesë e orkestrimit të Lëvizjes Vetëvendosje kundër Hysen Çekajt, kandidatit të LDK’së i cili doli i dyti më i votuari në votat me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të fillojë hetimet bazuar në “dëshmitë rrethanore”, kurse është shprehur i befasuar se si Çekaj doli i dyti më i votuari nga votat me postë tek LDK’ja.

    Në Kosovë e radhitin si të 29-tin, në ambasada 24-tin, kurse me postë tipi del i dyti më i votuari në parti, pra ka marrë vota më shumë se Kujtim Shala, më shumë se Hykmetja e se Abdullah Hoti… që tregon se ështe manipulim i pastër ku ka përfitu vet ky, i përfshim në skema të pista, e si pasojë edhe LDK-ja sigurisht sepse kur e ka fut veten e ka shti aty edhe LDK-në se s’ka mundur vetëm!”, thotë ndër të tjera Basha.

    Basha ka pasur kritika edhe për rastin e Bahrije Hysenit, për të cilën ka thënë se “njihet si shumë e pasur” në Ferizaj.

    Lëvizja Vetëvendosje ka orkestruar sulmet ndaj kandidatit të LDK’së, Hysen Çekaj.

    Rezultatin e të birit të heroit e kanë interpretuar si manipulim me vota akterët nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Faton Peci, si ministri më i votuar i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ka pretenduar se Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK’së, ia ka rritur artificialisht votat dhe ka “porositur vota për të dëgjueshmit e tij në parti”.

    Në anën tjetër, Alim Rama, sekretari i VV’së, ka thënë se ky proces zgjedhor është i kurdisur për Çekajn.

    Pjesë e orkestrimit ka qenë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka pretenduar se ekzistojnë argumente të shumta që tregojnë se LDK ka manipuluar votat me postë. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark