Avokati Tahiri kërkon hetim të votave me postë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Tahiri kërkon hetim të votave me postë

    Insajderi
    04 March 2025 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ahmet Tahiri ka ngritur dyshime për votat me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    Tahiri ka thënë se të vetmit që përfituan nga votat e diasporës janë “njerëzit e degjueshëm” të Lumir Abdixhikut.

    Vendi ynë kaloi në një proces demokratik sa i përket zgjedhjeve të fundit. Por, votat nga diaspora ngritën dyshimet e bazuara që e lëndojnë demokracinë. Veçanërisht kur tashmë të gjithë jemi dëshmitarë se vetëm një grusht njerëzish janë përfituesit më të mëdhenj të votave me zarf. Zakonisht, përveç kryetarit të LDK-së, janë veç njerëzit e dëgjueshëm të tij përfituesit e vetëm. Ata, sipas këtyre votave, dalin të jenë më të votuar shumëfish në secilën komunë sesa vet kandidatët lokal të asaj komune. Duket se ky votim është bërë ekskulzivisht për Doarsa Kica – Xhelin, Kujtim Shalën, Cekajn, Alban Zogajn, Krenar Xhaferin e Paris Gurin.

    Kjo e lëndon demokracinë, e lëndon vullnetin e votuesve dhe mbi të gjitha, shfaq domosdoshmërinë për një hetim të mirëfilltë”, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark