Numërohen afër 80% të votave me kusht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen afër 80% të votave me kusht

    Insajderi
    05 March 2025 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KQZ-ja ka përditësuar rezultatet e partive politike nga votat me kusht.

    Përditësimi i fundit u bë mbrëmë në orën 23:02.

    Nga rreth 80% të votave të numëruara, Vetëvendosje ka dale e para me 40.21% të votave. Pak më pak se që ka marrë nga votat e rregullta ku kishte 40.90%.

    Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar deri më tash 18.11% të votave, kurse LDK-ja 13.54%.

    Befasia më e madhe është Lista Serbe, e cila deri më tash ka më shumë se 11.3% të votave, duke u renditur mbi koalicionin AAK-Nisma.

    Ky koalicion ka 6.21% deri më tash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark