
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar numërimin e votave me kusht, duke raportuar se deri tani janë numëruar mbi 78% e totalit të votave, ose 44 nga 56 vendvotime, shkruan Insajderi.
Sipas këtyre rezultateve të përkohshme, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.21% të votave, që korrespondon me 2,634 vota.
Pas saj, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në 18.11%, ose 1,186 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 13.54%, që përkthehet në 887 vota.
Ndërkohë, kandidatët më të votuar nga LVV janë; Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Faton Peci, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla, Avni Dehari.
Nga PDK; Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Mergim Lushtaku, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari kanë marrë më së shumti vota.
Kurse në LDK, janë Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Anton Quni, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri.