SHBA-ja ndalon ndihmën e inteligjencës për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja ndalon ndihmën e inteligjencës për Ukrainën

    Insajderi
    05 March 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar ndihmën e inteligjencës së saj për Kievin në një lëvizje që mund të dëmtojë seriozisht aftësinë e ushtrisë ukrainase për të sulmuar forcat ruse, ka raportuar “The Financial Times” të mërkurën, duke cituar zyrtarë të familjarizuar me këtë çështje.

    Dokumenti ka përmendur se vendimi ka ardhur pasi SHBA-ja ka suspenduar ndihmën ushtarake për Ukrainën në fillim të javës.

    Kjo mund të ndikojë në aftësitë e Ukrainës për t’u përballur me sulmet ruse.

    SHBA-ja ka ndalur ndihmën ushtarake pas përplasjes së presidenti Donald Trump pati me homologun ukrainas Vlodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Që atëherë, Zelensky ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi në Zyrën Ovale dhe është shprehur i gatshëm të negociojë për marrëveshjen e paqes – diçka që është mirëpritur nga Trumpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark