Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës

    Insajderi
    05 March 2025 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se marsi është muaj që reflekton kujtesën e sakrificës dhe vendosmërisë.

    “Marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në kalendar – por një kujtesë e përhershme e sakrificës, e heroizmit dhe e vendosmërisë së popullit tonë për liri”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Osmani ka përmendur me lavdi komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij bashkë me heronjtë e UÇK-së, teksa ka shpërndarë një galeri fotografish nga manifestimet që shënuan hapjen e Epopesë së UÇK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark