Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, kishte në çantë një armë pa leje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, kishte në çantë një armë pa leje

    Insajderi
    06 March 2025 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 23:25, ekipi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka ndaluar një veturë të tipit “Mercedes” me targa vendore në fshatin Balaj.

    Sipas njoftimit të policisë, automjetin e drejtonte shtetasi E.K., 20 vjeç.

    Gjatë kontrollit tek i dyshuari, në çantën e dorës, është gjetur një armë zjarri – pistoletë, me katër fishekë.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është konfiskuar.

    “Rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

    Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark