Granit Xhaka u shpreh mbrëmë i nervozuar me gjyqtarin: Këtë penallti s’do e jepte në Premier League - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Granit Xhaka u shpreh mbrëmë i nervozuar me gjyqtarin: Këtë penallti s’do e jepte në Premier League

    Insajderi
    06 March 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Bayer Leverkusenit u mposht thellë 3:0 ndaj Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në “Allianz arena”.

    Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari anglez, Michael Oliver.

    Ekipi “bavarez” shënoi golin e tretë nga penalltia dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar.

    Kjo lloj penalltie nuk do të jepej nga ai në Premier League. Zhgënjyese. Unë e njoh Michaelin nga Anglia”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes

    Ndeshja kthyese mes Leverkusenit dhe Bayernit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “BayArena”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark