Insajderi
Lajme

Fitore Pacolli me një teori: LDK’ja për mbulimin e manipulimit të votave përfshiu djalin e dëshmorit

Insajderi
06 March 2025 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fitore Pacolli me një teori: LDK’ja për mbulimin e manipulimit të votave përfshiu djalin e dëshmorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fitore Pacolli iu është bashkëngjitur grupit linçues të VV’së ndaj Hysen Çekajt, kandidatit të LDK’së për deputet i cili mori numër të madh të votave nga diaspora. Hysen Çekaj është i biri i Sali Çekajt, ish-komandantit të UÇK’së.

Pacolli ka ngritur një teori, kinse LDK’ja e ka përfshirë Çekajn për mbulimin e “manipulimit të votave”, shkruan Insajderi.

LEXO EDHE:

“Mund të jetë që LDK-ja, për të mbuluar manipulimin e votave, ka përfshirë kandidatin për deputet Hysen Çekaj, djalin e një dëshmori nga diaspora. Një figurë perfekte për të shmangur dyshimet mbi parregullsitë. Kjo vërehet edhe në reagimin e Lumir Abdixhikut, i cili e ka mbrojtur Çekajn duke theksuar se po sulmohet një i ri, djali i një dëshmori dhe një kandidat i mbështetur nga mërgata”, ka thënë ajo.

“Megjithatë, Lumiri nuk ka dhënë shpjegim se si është arritur ky rezultat i pazakontë. Si ekonomist, ai vetë duhet ta vërente këtë ndryshim drastik, i cili nuk përputhet me asnjë teori statistike të votimeve”, vijon deklarimi I saj.

Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë ta hetojë këtë, duke thënë “Prokurori a je ksajde?”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark