Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër

    Insajderi
    06 March 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i shpëton vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.

    Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën.  Burime nga stafi i mjekëve bëjnë të ditur për A2 se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

    Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të  spërkatur një ambient pranë shtëpisë.

    Por A2 mëson se 7-vjecarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë  e cila është vajzë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark