Rama iu përgjigjet të pakënaqurve pas mbylljes së Tik-Tok në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rama iu përgjigjet të pakënaqurve pas mbylljes së Tik-Tok në Shqipëri

    Insajderi
    06 March 2025 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për pakënaqësitë e mbylljes së përkohshme të TikTok-ut, duke thënë se ky është një vendim i marrë në konsultim më 65 mijë prindër e mësues.

    Ai ka shtuar se Shqipëria është në kontakt pozitiv me këtë kompani dhe të cilët do të vijnë shumë shpejt në Kosovë për të na paraqitur ndonjë plan për rritjen e sigurisë ndaj fëmijëve.

    “Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, ka shkruar Rama.

    Ndërkohë, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark