Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve

    Insajderi
    07 March 2025 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin DHTN në Gjilan, pas hetimeve disa mujore, me urdhër të prokurorit ka ndaluar të pandehurin V.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Tek i njëjti, në komunën e Vitisë janë sekuestruar 11 paketime substancë e dyshuar narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, me peshë prej 10 kg. 488 gr., 3 peshore dhe para në vlerë prej 1,630 euro.

    Me vendim të prokurorit i pandehuri V.M., gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark