Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Nderojmë ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Nderojmë ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj

    Insajderi
    07 March 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, ditën e mësuesit.

    Osmani ka kujtuar themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887.

    “Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm”.

    Presidentja nderon të gjithë mësuesit – duke theksuar “ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj”.

    “Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.

    Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!

    Gëzuar 7 Marsin,  Ditën e Mësuesve!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark