“Futesh te krevati i Gjestit, nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit”, Valbona e ashpër ndaj Rizartës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Futesh te krevati i Gjestit, nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit”, Valbona e ashpër ndaj Rizartës

    Insajderi
    07 March 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rizartës dhe Valbonës. Kjo e fundit iu drejtua banores duke i thënë se nuk ngurroi që të shkonte të futej në shtratin e Gjestit.

    “Ishte urdhër nga Vëllai i Madh dhe nuk ke si e përdor ti këtë. Ishte detyrë nga Vëllai i Madh dhe nuk ka asgjë të keqe. Ti ke qenë e para që ke thënë nuk ka asgjë të keqe të flesh me njerëz të tjerë në krevat”, iu përgjigj Rizarta.

    Pjesë nga debati:

    Rizarta: Ja do ta provoj dhe të shoh se ça do bësh me kërcënimet e tua të pavend

    Valbona: Shko e futu në krevat te Gjesti

    Rizarta: Unë futem ku të dua, ti shko e përqafo dhe dashuro Laertin

    Valbona: Unë e dua, po ti ça do me Gjestin?

    Rizarta: Qofshi të lumtur, unë s’kam asgjë me Gjestin

    Valbona: Për lojë fle kjo, unë kisha dalë nga shtëpia dhe s’do kisha fjet me asnjë mashkull

    Rizarta: Po ti je ti. Unë nëse nuk bëj asgjë të keqe nuk kam pse të druhem nga asgjë

    Valbona: Nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit

    Rizarta: Poshtë jorganit tim nuk bëhet asgjë

    Valbona: Unë nuk fle me një mashkull

    Rizarta: Unë i kam kthyer kurrizin dhe kaq. Po ti ça ke që futesh këtu

    Valbona: Më ke thënë e pamoralshme

    Rizarta: Nuk të kam thënë e pamoralshme, të kam thënë s’më pëlqen ti si njeri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark