Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit, reagon Kremlini - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit, reagon Kremlini

    Insajderi
    07 March 2025 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zëdhënës i qeverisë ruse tha të premten se sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalonin Moskën nga arritja e qëllimeve në Ukrainë, pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur sanksione financiare të reja ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.

    “Rreshti i parë i këtij postimi është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA ka qenë e fokusuar tek fitorja e Ukrainës. Tani ka njohje të realitetit që pozita e Ukrainës në fushën e betejës është e keqe”, tha për CNN, Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë.

    Ky reagim vjen si kundërpërgjigje ndaj mesazhit të presidentit amerikan, i cili fillon me pohimin se Moska është “duke goditur” Ukrainën.

    “E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ata besuan dhe varen nga Shtëpia e Bardhë e mëparshme. Në lidhje me sanksionet e reja, ne kemi hasur tashmë shumë sanksione dhe ato nuk na kanë ndaluar nga realizimi i qëllimeve tona”, shtoi Zakharova.

    Me mesazhin e fundit, Trump shënoi një ndryshim të madh pas toneve pro-Moskës, veçanërisht pas një përplasjeje në Zyrën Ovale, ku Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance kritikuan ashpër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. SHBA ka pezulluar pas kësaj ndarjen e inteligjencës dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

    “Duke u bazuar në faktin që Rusia po ‘godet’ Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke marrë në konsideratë sanksione të mëdha bankare, sanksione të tjera dhe tarifa ndaj Rusisë deri në arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshje përfundimtare për paqen”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark