Xhensila Myrtezaj shfaq format trupore nga palestra - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Xhensila Myrtezaj shfaq format trupore nga palestra

    Insajderi
    07 March 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhensila Myrtezaj, e njohur për angazhimin e saj të madh në muzikë dhe koncertet e shumta, nuk e lë pas dore as kujdesin ndaj vetes.

    Këngëtarja ka ndarë së fundmi një video në Instagram, ku shihet duke bërë ushtrime në palestër, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj një jete aktive dhe të shëndetshme.

    Në mbishkrimin e videos, ajo përcolli një mesazh frymëzues: “Gratë e forta nuk lindin, ato bëhen”, duke inkurajuar ndjekësit e saj për të punuar mbi veten dhe mirëqenien e tyre.

    Foto: Screenshot/Xhensila Myrtezaj

    Kjo nuk është hera e parë që Xhensila ndan momente nga rutina e saj stërvitore.

    Ajo shpesh poston video dhe fotografi nga palestra, duke treguar përkushtimin e saj për një stil jetese të shëndetshëm.

    Foto: Screenshot/Xhensila Myrtezaj

    Në videon e fundit, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë trupi i saj i tonifikuar dhe në super formë.

    Bukuroshja duket më në formë se kurrë, ndërsa kryen ushtrime të ndryshme për të ruajtur linjat perfekte.

    Xhensila është një nga personazhet publike që gjithmonë ka frymëzuar me disiplinën dhe përkushtimin e saj, jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale dhe kujdesin për veten. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark