PAMJE/ KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/ KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

    Insajderi
    08 March 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur në fshatin Rekë të Banjskës së Zveçanit kanë hasur në disa mjete të dyshuara.

    Në njoftim thuhet se policia ka konfiskuar armët dhe municionin.

    “Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë”, bëhet e ditur në njoftim.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark