Insajderi
Lajme

Cakolli: LVV ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi

Insajderi
08 March 2025 - 15:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cakolli: LVV ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” tha në kuadër të ankesave të dorëzuara në PZAP, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi.

“Edhe pse dyshimet mbi manipulimet e mundshme të votave duhen trajtuar e hetuar kujdesshëm, anulimi i plotë i votës së diasporës do të kishte pasoja të mëdha. Një vendim i tillë jo vetëm që do të shkaktonte vonesa në certifikimin e rezultateve, por mbi të gjitha do të ndëshkonte edhe ata qytetarë që kanë votuar në mënyrë të rregullt”, tha Cakolli.

Tutje, ai ka shtuar se “në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme”.

Sot Lëvizja Vetëvendosje sërish ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave që kanë ardhur me postë nga mërgata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark