"Gratë e familjes sonë zgjodhën lirinë para jetës" – Bekim Jashari kujton heroinat e Prekazit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gratë e familjes sonë zgjodhën lirinë para jetës” – Bekim Jashari kujton heroinat e Prekazit

    Insajderi
    08 March 2025 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Bekim Jashari ka gratë e familjes së tij që u flijuan gjatë sulmit në Prekaz, më mars 1998.

    Ai rikujton përpjekjet e përsëritura për të kontaktuar familjen gjatë datave 5, 6 dhe 7 mars, por pa sukses.

    “Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë,” shkruan ai.

    Në vend të urimeve për gratë e familjes më 8 mars, ai mori lajmin e hidhur për rënien e tyre heroike.

    “Ato nuk ishin thjesht nënat, gratë dhe motrat e familjes sonë. Ato ishin shtylla që e mbanin shtëpinë të fortë, edukonin fëmijët me dashurinë për atdheun dhe qëndronin gjithmonë krah për krah me babën Shaban, balin Adem dhe babushin Hamzën.”

    Bekimi theksoi se gratë e familjes Jashari nuk ishin vetëm mbështetëse, por edhe luftëtare, të cilat refuzuan të largoheshin nga betejat dhe qëndruan deri në frymën e fundit.

    “Gjatë sulmeve mbi familjen tonë dhe në ditët e Epopesë, ato ndihmuan me armatim, refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit, me guxim afër burrave.”

    Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj motrës së tij, Besartës, të vetmes së mbijetuar, e cila është dëshmitare e asaj që ndodhi.

    “Zoti la gjallë motrën time, Besartën. Ajo është dëshmitare e asaj që ndodhi dhe amaneti i atyre që zgjodhën lirinë përpara jetës.”

    Në fund të mesazhit të tij, Bekim Jashari bëri një urim të veçantë për gratë e familjes dhe gjithë gratë e Kosovës.

    “Sot, në Ditën e Gruas, dua të uroj me gjithë shpirt motrën time, Besartën, të vetmen që më ka mbetur nga babushi dhe nëna. Dua të uroj edhe gruan time, e cila me përkushtim e vazhdon traditën e nënave tona, duke rritur dhe edukuar fëmijët me të njëjtat vlera që na mësuan nëna Zahide dhe nëna Feride.”

    “Lavdi grave të familjes sonë! Lavdi grave të Kosovës që u bënë dritë në errësirën e luftës dhe qëndruan të pathyeshme deri në çlirim.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark