Reperi shqiptar Gashi, flet për lidhjen e tij me Adele: E kam dashur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Reperi shqiptar Gashi, flet për lidhjen e tij me Adele: E kam dashur

    Insajderi
    09 March 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në episodin e ri të “Je bre normal” me Meriton Mjekiqi, i ftuar ishte Gashi, artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, i njohur për sukseset e tij dhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës. Gashi ndau më shumë detaje mbi karrierën e tij, label-in që ka krijuar dhe shumë aspekte të tjera të jetës dhe punës së tij, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte rrëfimi i tij për lidhjen me këngëtaren e njohur Adele.

    “Po, kurrë nuk kam folur për të, por po, kam qenë me të. E kam dashur. Ishim shumë mirë bashkë. Kemi qenë së bashku që nga 2019 deri në vitin 2021. Akoma jemi miq. Vetëm gjëra të mira them për të,” – ka thënë Gashi, duke shtuar se është ende i lumtur për të dhe për partnerin e saj aktual.

    Artistit iu kërkua më shumë detaje për këtë lidhje, por ai theksoi se ka gjithmonë “shumë respekt për të”dhe gjithmonë ka preferuar të ruajë privatësinë e kësaj marrëdhënieje. Ai gjithashtu theksoi se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë lidhje publikisht, edhe kur ka pasur pyetje rreth saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark