Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

    Insajderi
    09 March 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave.

    Anëtarja e kryesisë së këtij subjekti, Hykemte Bajrami ka kërkuar rinumërimin e çdo vote dhe hetimin e çdo dyshimi lidhur me procesin zgjedhor.

    “Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo theksoi se çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi kjo është e domosdoshme për të forcuar besimin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

    “Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka theksuar Bajrami.

    Ish-ministrja në fund apeloi për angazhimin e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së për të mbrojtur vlerat e partisë dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike në shërbim të qytetarëve të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark