I humbi vetëdija në fushë, klubi jep detaje për gjendjen e Rey Manaj - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    I humbi vetëdija në fushë, klubi jep detaje për gjendjen e Rey Manaj

    Insajderi
    09 March 2025 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Sivasspor dhe Göztepe, e vlefshme për Superligën turke.

    Incidenti ndodhi në minutën e 3-të të sfidës, pas një përplasjeje të fortë me mbrojtësin Koray Günter.

    Pas goditjes, Manaj humbi ndjenjat dhe mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe stafi mjekësor.

    Mjekët ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa sulmuesi shqiptar u transportua me ambulancë në spital.

    Klubi i Sivassporit ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore:

    “Sportisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe.

    Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti ynë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen atje.

    Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun.

    Lojtarit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë.”

    Ende nuk ka detaje mbi seriozitetin e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, por pritet që klubi të japë më shumë informacione në orët në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark