Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në Uashington - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në Uashington

    Insajderi
    09 March 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë lobues të kontraktuar në SHBA. Derisa Serbia vazhdon të forcojë prezencën e saj në Uashington përmes pesë kontratave të lobimit, Kosova mbetet pa një mekanizëm të tillë ndikimi.

    Marrëveshjet e mëparshme të lobimit skaduan pikërisht pak para ndryshimeve në administratën amerikane me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Si rrallëherë në historinë e pasluftës, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi aktive në SHBA. Që nga viti 1992 Kosova ka përdorur lobimin për të përforcuar pozicionin e vendit në Uashington. Kjo ka ndihmuar në shpalljen e pavarësisë, mbështetjen ushtarake dhe partneritetet strategike. Sot asnjë kontratë nuk figuron në regjistrin e lobuesve në SHBA. MPJD kishte dy kontrata lobimi deri vitin e kaluar, por tani ato kanë skaduar.

    Për dallim nga kontratat e së kaluarës me kompani të njohura lobimi, këtë herë MPJD kishte angazhuar dy shqiptarë që shumicën e shpenzimeve i kishin deklaruar për dreka e darka punë dhe udhëtime.

    Në të njëjtën kohë, institucionet e Serbisë kanë pesë kontrata aktive lobimi në SHBA, për të cilat paguajnë kompani amerikane mbi 250 mijë dollarë në muaj.

    Republika Srpska i ka lidhur të gjashtë kontratat e lobimi nga Bosnjë e Hercegovina, ndërsa institucionet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë asnjë lobues të kontraktuar.

    Pak pasi Kosova mbeti pa asnjë kontratë lobimi në SHBA, atje u ndërrua administrata, me ardhjen në pushtet të presidentit republikan, Donald Trump.

    Komunikimi i vetëm zyrtar i tij drejt Kosovës deri më tani ka qenë një letër urimi për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ajo letër pasoi disa kritika që i dërguari i Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell, i bëri ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, kur tha se SHBA’së i duhet partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa ajo e Kurtit nuk është e tillë.

    Ai gjithashtu tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve nuk kanë qenë kurrë në pikë më ë ulët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark