Xheneta tregon se si u ndje kur pa momentin e puthjes së Gjestit me Eglin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xheneta tregon se si u ndje kur pa momentin e puthjes së Gjestit me Eglin

    Insajderi
    09 March 2025 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e BBVK-s, Xheneta Fetahu, ka qenë ftuar sot në emisionin “Trotuar”, ku u pyet për puthjen e famshme të Eglit dhe Gjestit.

    Kjo pyetje u shtrua nga një përdorues në rrjete sociale, për çka edhe ajo nuk hezitoi të jepte një përgjigje se si ishte ndjerë.

    “S’kam as pse me u ndje mirë as keq, s’ka të bëj diçka me mua. Nuk ndikon tek unë. Nëse ata vendosin me kon bashkë në lidhje atëherë suksese”, u përgjigj Xheneta.

    Ish-banorja e BBVK-s, ka folur gjithashtu edhe për çështje të tjera që përfshinin ish-partnerin e saj.

    Përndryshe Xheneta ka qenë një personazh tejet i komentuar edhe pas përfundimit të BBVK-së, për shkak të lidhjes që kishte krijuar me Gjestin brenda spektaklit.

    Gjesti pas eliminimit, kishte “aderuar” në spektaklin e Shqipërisë. Aty, ai kishte krijuar një lloj afrimiteti me Eglin, por që raporti i tyre ka qenë i padefinuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark