Insajderi
Lajme

Përparim Rama njofton për evakuimin e qenve endacakë në qendër të Prishtinës

Insajderi
09 March 2025 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përparim Rama njofton për evakuimin e qenve endacakë në qendër të Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar evakuimi i qenve endacakë në zonën e qendrës.

“Ekipet tona kanë përfunduar evakuimin e qenve endacak në Zonën 1 (Qendra) dhe po vazhdojmë me lagjet e tjera! Ky proces bëhet me kujdes maksimal për sigurinë e të gjithëve – prandaj ka qenë një proces i gjatë dhe kompleks.

Synimi ynë është që të gjitha lagjet të hyjnë në “Hartën e zonave të sigurta”! Për këtë na duhet edhe ndihma juaj, të dashur qytetarë!”, ka thënë Rama.

Në videon e ngarkuar prej kryetarit Rama, thuhet se zona e qendrës përfshin sheshet kryesore, hapësirat e kampusit universitar, si dhe lagjet: Pejton, Ulpianë, Lakrishtë, Dardani, Aktash dhe Muhaxherët. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark