“Kurti me akuzat për Listën Serbe ndaj opozitës po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti me akuzat për Listën Serbe ndaj opozitës po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës”

    Insajderi
    09 March 2025 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kritikave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj partive politike opozitare për certifikim të Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Arifi ka thënë se përmes kësaj deklarate, Kurti po ushqen “të pashkolluarit e Kosovës të cilët siç duket janë shumë dhe i besojnë çkado që të ju qet në pjatë“, shkruan Insajderi.

    Tutje, ai ka shpjeguar se procedurat e para për shpalljen e një organizate kriminale i nisë Qeveria dhe Presidenca.

    Vetëm Gjykata Kushtetuese mundet me shpallë një parti politike organizatë kriminele dhe me ja ndalu pjesëmarrjen në zgjedhje. E procesin për shpalljen e një organizate kriminale e fillon Qeveria ose Presidentja me kërkesë në Gykatën Kushtetuese e jo KQZ. Kurti me akuzat për certifikimin e listës serbe nga ana e KQZ po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës té cilet siç duket janë shumë dhe i besojnë çkado që të ju qet në pjatë. Vet ai dhe Qeveria e tij asnjë veprim nuk e ka ndërmarrë pas sulmit në Banjsko që të ndaloj veprimet e kësaj partie“, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark