Dy raste pozitive me fruth në Gjakovë, tri të tjera në monitorim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste pozitive me fruth në Gjakovë, tri të tjera në monitorim

    Insajderi
    10 March 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është dita e tretë që dy fëmijë po qëndrojnë për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm ‘’Isa Grezda’’ në Gjakovë.

    Kjo pasi janë prekur nga sëmundja e fruthit.

    Që të dy pacientët, nuk kanë qenë të vaksinuar.

    Por veç tyre, edhe tri raste të tjera janë në monitorim nga ekipet shëndetësore.

    “Dy raste janë t’u u trajtu, gjendjen e kanë stabile. Edhe tri raste të tjera janë në monitorim, pasi kanë refuzu trajtimin në spital…”, shprehet Afrim Sylejmani, infektolog në Spitalin e Gjakovës

    Ndërsa kjo sëmundje sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është mjaft ngjitëse.

    Prandaj IKSHPK ka një thirrje për të gjithë prindërit.

    “Është e rëndësishme që pavarësisht moshës së fëmijëve t’i sjellin nëpër qendrat e vaksinimit dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe të kompletohen me dy doza”, thotë Fetije Maksutaj – Fetaj.

    Por për të marrë vaksinat, paraprakisht rekomandohet kontrollimi i kalendarit të vaksinimit.

    “Prindërit të kontrollojnë kartelat e vaksinimit sepse secili prind që ndoshta ka pasë një vonesë për arsye të ndryshme që munden me qenë edhe sëmundjet akute, viroza të ndryshme etj etj, të kontrollojnë dhe të afrohen deri tek qendrat e vaksinimit”, thotë ajo..

    Përveç në Gjakovë, dy raste të tjera me fruth janë konfirmuar në Fushë Kosovë që nga fillimi i këtij viti.

    Vaksina MMR zakonisht jepet në dy doza për fëmijët 12 deri në 15 muaj si dhe në moshën 5 deri në 6 vjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark