“Mashtrues, narcist dhe zemër mirë”, Xheneta përshkruan Gjestin me tri fjalë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Mashtrues, narcist dhe zemër mirë”, Xheneta përshkruan Gjestin me tri fjalë

    Insajderi
    10 March 2025 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është komentuar shumë edhe pas daljes nga shtëpia. Kjo pasi Xheneta kishte krijuar një lidhje dashurie me Gjesti, tanimë banor i Big Brother VIP Albania.

    Lidhja e tyre nuk shkoi mirë, pasi Gjesti sapo u fut brenda BBVA filloi flirtimin me njërën nga vajzat aty, Eglin.

    Xheneta sot e ftuar në emisionin “E diel” në Top Channel ka marr shumë pyetje në lidhje me Gjestin që kanë ardhur nga ndjekësit e tyre.

    Ajo u pyet që ta përshkruante Gjestin me tri fjale, shkruan lajmi.net.

    “Mashtrues, narcist dhe e ka zemrën e mirë”, tha Xheneta.

    Ajo më pas sqaroi se si mund të jetë narcist dhe me zemër të mirë.

    “Po kur e sheh qe dikush ka nevojë per të, edhe nëse nuk ka raporte të mira ai është aty. Por në raport me femrat është shumë narcist, por në raport me persona tjerë mendoj që e ka zemrën e mirë”, ka shtuar Xheneta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark