
Pesë persona kanë rënë nën pranga për veprën penale “vjedhja” në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se të dyshuarit në një banesë vodhën para të gatshme, parfume dhe gjëra të tjera, shkruan Insajderi.
Siç thotë PK’ja, që të gjithë janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Vasil Andoni, Prishtinë 08.03.2025-23:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nga një banesë kishin arritur të vjedhin para të gatshme, parfume të ndryshme si dhe gjëra tjera. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/