Artan Hoxha: Nuk ka raporte vëllazërore nëse ia merr lojtarin Kosovës, në të cilin investoi shumë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Artan Hoxha: Nuk ka raporte vëllazërore nëse ia merr lojtarin Kosovës, në të cilin investoi shumë

    Insajderi
    10 March 2025 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Artan Hoxha ka folur për situatën e Brrutit, për të cilin tha se Shqipëria nuk do të humbte edhe po mos ta ftonte.

    Problem shumë të madh mes federatave. Ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës duket se e kanë një moskomunikim mes tyre. Kjo gjë duhej zgjidhur tash e disa vite. Shqipëria nuk do të pësonte humbje të madhe edhe po mos ta ftonte Brrutin”, tha ai.

    Tutje, ai tha se nuk ka “raporte vëllazërore” nëse e dëmton vëllain.

    Shqipëria nuk po i fton lojtarët nga Shqipëria, por po e merr lojtarin nga Kosova. Ti po e dëmton vëllain, kjo nuk është vëllazërore. Ti po e merr futbollistin që e ka zhvilluar Kosova e ka investuar në atë. Cka po e pengon Kosovën të ftojë lojtarë nga Shqipëria, ka mundur edhe ta ftojë Gripshin”, shtoi Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark