
Në Gjykatën e Tiranës është mbajtur të hënën seanca paraprake për Mario Perlleshaj, autorin e vrasjes së Martin Canit, disa muaj më parë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Në seancë janë paraqitur i ati dhe e ëma e viktimës, Engjëll dhe Florina Cani.
Një muaj më parë prokuroria mbylli hetimet dhe çoi për gjykim 16-vjeçarin Mario Përlleshaj me akuzën ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish disa muaj më parë në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, 16-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.
Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” u zbuluan dy profile ADN.
Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.