Aksident i rëndë në Mbretërinë e Bashkuar, përplaset një cisternë nafte me anijen e mallrave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aksident i rëndë në Mbretërinë e Bashkuar, përplaset një cisternë nafte me anijen e mallrave

    Insajderi
    10 March 2025 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një cisternë nafte dhe një anije mallrash janë përplasur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.

    Roja bregdetare e Britanisë ka nisur një reagim emergjent pas raportimeve për përplasjen mes një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash në Detin e Veriut, në brigjet verilindore të Anglisë.

    Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka dërguar një helikopter dhe varka shpëtimi nga qytetet e afërta, për t’iu përgjigjur incidentit.

    Alarmi u regjistrua në orën 9:48 të mëngjesit me orën lokale dhe ende nuk dihet përse ka ndodhur aksidenti. TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark