
Ajo vuan nga tromboza, dhe biri i saj Enriku e kishte shoqëruar atë më 12 prill në klinikën e mjekut Christophe Bernard, pasi që Nerxhivanja se fliste frëngjishtën.
“Shpresoja që ai të na ndihmonte, por kur ai vuri re se nëna ime nuk fliste frëngjisht dhe se ne jemi nga Kosova u krijuan polemika në dhomën e klinikës” , thotë Enriku për gazetën Blick, raporton Insajderi,
“Ai na pyeti se që sa kohë jetojmë në Zvicër, pastaj bërtiti dhe na tha që nëna ime duhet të regjistronte një kurs frëngjisht dhe pastaj të ktheheshim” vazhdon ai.
I pyetur për incidentin, Christoph Bernard shprehet se kishte mbetur i habitur se si dikush që jeton që 15 vite në Zvicër ende nuk ka arritur të zotëroj gjuhën.
“Unë dua të flas direkt me pacientët e mi, jo me anë të një përkthyesi” , shprehet ai.
Ai vazhdon të tregoj se në dhomën e pritjes, gjendej një nga revistat “Charlie Hebdo”, dhe në momentin që pacientja dhe djali i tij mysliman e kishin parë, ishin shqetësuar dhe e kishin quajtur racist.
Pas disa ditësh, Bernard përmes një letre i kërkoi të falur pacientes dhe e luti atë që t’ia caktoj një termin të ri në klinikë pa pagesë.
Familja Murseli prej 15 vitesh në Zvicër. /Insajderi.com