Arrestohet 36-vjeçari në portin e Durrësit, iu gjetën në çantë mbi 223 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Arrestohet 36-vjeçari në portin e Durrësit, iu gjetën në çantë mbi 223 mijë euro

    Insajderi
    10 March 2025 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit ka arrestuar një person në portin e Durrësit nën dyshimet se tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria 223 mijë e 200 euro pa i deklaruar në pikë kalimin kufitar.

    Policia ka njoftuar se shtetasi shqiptar M.D., 36-vjeçar, është banues në Itali.

    “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti””- thuhet në njoftim.

    Tutje është bërë e ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark