“Ty të kanë përzënë nga Greqia” – deklarata e Gertës që preku Laertin – reagon ashpër kundrejt saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ty të kanë përzënë nga Greqia” – deklarata e Gertës që preku Laertin – reagon ashpër kundrejt saj

    Insajderi
    11 March 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Laert Vasili dhe Gerta Gixhari kanë pasur një përplasje të fortë me njëri-tjetrin së fundmi.

    Ka qenë gazetarja e cila e ka provokuar aktorin, teksa më pas debati i tyre agravoi.

    Ajo i tha se e kanë përzënë nga Greqia, gjë që ka bërë Laertin të shpërthejë kundrejt saj.

    I njëjti me tone të larta i është drejtuar konkurrentes: “Gëzoj nënshtetësi të plotë dhe është administrativisht dhe mua nuk më ka përzënë njeri, more vesh”.

    “Ti je shpifëse, ku e di ti që jam përzënë. Është hera e tretë që e thua. Ku e di ti që jam përzënë? Do mbash përgjegjësi, o karnavale”, tha mes të tjerash ai.

    O turpi i gazetarisë shqiptare. Mos fol për gjëra që nuk i di”, vazhdoi ai i mllefosur ndaj Gertës.

    Kjo nuk është hera e parë që Gerta prek banorët në pika të dobëta dhe i bën t’i nxjerr jashtë vetes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark