Osmani: Populli ynë mezi pret që Kosova të jetë pjesë e NATO's - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Populli ynë mezi pret që Kosova të jetë pjesë e NATO’s

    Insajderi
    11 March 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë mezi pret që të qëndrojnë krah për krah NATO’s.

    Gjatë konferencës me sekretarin e përgjitshëm të NATO’s, Mark Rutte, Osmani theksoi se tanimë është koha që Kosova të jetë pjesë e kësaj force të sigurisë.

    “Stabiliteti i rajonit është i lidhur ngushtë me integrimin euroatlantik. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë për t’u përkushtuar drejt sigurisë globale. Kosovën do ta keni gjithmonë si në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e ndërtuar në liri nën kontributin e mijëra grave e burrave të KFOR’it, mision ky që mbetet më i suksesshmi i NATO-s”, deklaroi Osmani, përcjell Insajderi.

    “Ky popull para 25 vitesh u shpëtua edhe nga NATO tani mezi pret që të jetë pjesë e kësaj aleance që për neve u shndërrua në mburojë të lirisë”, përfundoi presidentja. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark