
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me presidenten Osmani ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për paqen në rajon.
I pari i NATO’s ka garantuar se do të përgjigjen në çfarëdo sulmi që cenon sigurinë e vendit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Jemi gati për t’iu përgjigjur çfarëdo sulmi të sigurisë. NATO-ja do të vazhdoj të luaj rrolin e vet në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve. Këtë e bëjmë bashkë me Policinë e Kosovës dhe EULEX”, tha ai.
Rutte ka folur edhe për rëndësinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdoj sepse është e vetmja zgjidhje.
Sipas tij, dy shtetet duhet të zgjedhin diplomacinë para dhunës.
“Duhet të zgjedhim diplomacinë para dhunës. Në këtë drejtim NATO-ja do të vazhdoj të mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është e vetmja zgjidhje. Të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet për ta shtyrë këtë dialog. E kuptoj që nënkupton vendime të vështira por kjo duhet të parë më afatgjate“, ka deklaruar ai para mediave. /Gazeta Insajderi/