Presidentja Osmani: Kosova së shpejti do të prodhojë municione dhe dronë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Kosova së shpejti do të prodhojë municione dhe dronë

    Insajderi
    11 March 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Kosova ka ndërmend të intensifikojë investimet në fushën e mbrojtjes, përfshirë prodhimin e municioneve dhe dronëve.

    Ajo ka potencuar rëndësinë e thellimit të partneritetit me NATO-n dhe shtetet anëtare, duke synuar të zhvillojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në një forcë bashkëkohore, profesionale dhe ndërvepruese me aleatët.

    “Ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO’n dhe të gjithë aleatët si shtete anëtare duke e zhvilluar çdo ditë e më shumë ushtrinë tonë, FSK’në, në një Forcë bashkëkohore, profesionale dhe ndërvepruese me forcat partnere në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë. Kosova tashmë e ka arritur objektivin e NATO’s prej 2 për qind të GDP’së për investime në mbrojtje dhe synojmë në një kohë rekord ta dyfishojmë këtë përqindje të investimeve në sektorin e mbrojtjes“, tha ajo.

    Osmani ka njoftuar se Kosova do të nisë së shpejti prodhimin e dronëve dhe municioneve.

    “Po ashtu, Kosova së shpejti do të fillojë edhe me prodhim të dronëve dhe municioneve duke e pozicionuar vetën si një partner strategjik në fushën e mbrojtjes”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark