Doarsa Kica: Nuk jemi parti “bllok opozitar”, jemi LDK’ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Doarsa Kica: Nuk jemi parti “bllok opozitar”, jemi LDK’ja

    Insajderi
    11 March 2025 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Doarsa Kica-Xhelili, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka bashkërënduar qëndrimet me kreun e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.

    Kica-Xhelili me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se janë tri gjëra që LDK’ja ka përsëritur në vazhdimësi përgjatë fushatës.

    Në fushatë ishim kristal të qartë! Janë tre gjëra që i kemi përsëritur vazhdimisht: Kemi hendek të thellë me VV;  LDK nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq LDK (Lumir Abdixhiku); Nuk jemi parti “bllok opozitare”. Jemi LDK-ja. Si e tillë, nuk jemi grup me të tjerët. Nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Ajo ka thënë se mbi këto premisa edhe u votua LDK’ja.

    Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona.

    Sot, nuk pres që kundërshtarët e LDK të pajtohen me ne. Në fakt, mospajtimi i tyre konfirmon se jemi në rrugë të duhur të përfaqësimit të votuesit tone”, ka thënë ndër të tjera kandidatja e LDK’së për deputete. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark