
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka shkruar lidhur edhe me takimin që ka pasur sot me ushtarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.
Ai tha se vizita e sotme në Kosovë ishte e shkëlqyeshme, duke theksuar se prania e NATO-s demonstron përkushtim për sigurinë e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin X, Rutte shkroi se me krerët e shtetit diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
“Vizitë e shkëlqyer sot, së bashku me partnerët kontribuues të trupave. Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. U takova gjithashtu me Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Rutte në X.