Përdori armën jashtë detyrës, IPK rekomandon suspendimin e një polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdori armën jashtë detyrës, IPK rekomandon suspendimin e një polici

    Insajderi
    11 March 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, respektivisht stacionit policor të Veriut, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Ky rekomandim, sipas IPK-së, është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

    Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti, ka thënë IPK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark